Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vetëvarja e 31-vjeçarit Ilvi Meta në dhomën e paraburgimit në Komisariatin e Kavajës. Gazetari Igli Çelmeta, raporton për “BalkanWeb” se familjarët janë njoftuar se trupi i pajetë i të riut do të dërgohej në banesë në orën 00:30, pas autopsisë së mjekësisë ligjore. Por mësohet, se trupi i 31-vjeçarit Meta është dërguar rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Gazetari Çelmeta raporton për ashtu se ekspertë të mjekësisë ligjore në Durrës nuk kanë pranuar të firmosin raportin e autopsisë dhe kanë mbërritur në Durrës, ekspertë të mjekësisë ligjore nga Tirana.

Kanë qenë këta të fundit që kanë firmosur autopsinë e 31-vjeçarit. Sakaq, kujtojmë se Ilvi Meta u arrestua gjatë pasdites së djeshme në Kavajë, pasi dyshohej se kishte vjedhur një banesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb