Detaje të reja zbardhen nga ngjarja tronditëse e ndodhur në Përmet, ku është përdhunuar një 19-vjeçare. Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të Këlcyrës, ku djemtë e kishin shantazhuar më herët vajzën, deri sa e kanë përdhunuar.

Djemtë ishin të moshës 17-18-vjeçare, nga qyteti, ndërsa vajza nga një fshat i Këlcyrës. Siç raporton gazetarja Metaj për “BalkanWeb”, ka dyshime se vajza ka pasur lidhje me njërin prej djemve të arrestuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 18:00, ndërsa ka qenë vetë e reja që ka bërë denoncimin, ndërsa dy prej të arrestuarve akuzon për përdhunim, ndërsa katër të tjerët për ngacmim seksual.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb