Policia e Tiranës zbardh detaje nga vrasja në Bathore, ku kunati ka vrarë kunatën.

Uniformat blu njoftojnë se është ekzekutuar me armë zjarri shtetasja J. H., ndërsa janë vënë në ndjekje të autorit A. T.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: