Një tjetër automjet i kompanisë “Gjoka Construcsion” që po ndërton rrugën e Arbrit është vetëaksidentuar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme ku një automjet tip fadromë që po punonte në rrugën e Arbrit në fshatin Bastar Murrize të Tiranës ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi një baxho të përpunimit të qumështit.

Nga rënia e mjetit të rëndë ka mbetur i plagosur drejtuesi i saj dhe ka pasur dëme materiale.

Kjo është hera e dytë që brenda 3 ditëve dy mjete të tilla të kompanisë dalin nga rruga. Dy ditë më parë një mjet i tillë përfundoi në greminë në fshatin Murrize të Xibrit pak metra larg hyrjes së tunelit të madh të rrugës së Arbrit. Drejtuesi i mjetit mbeti i dëmtuar ndërsa u hodh prej tij.

Kompania “Gjoka Construction” ka nisur riparimin e disa defekteve në rrugë ndaj mjetet po punojnë jashtë saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb