Analisti Dritan Hila i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me hetimin ndaj ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij me kryeministrin Rama dhe Shqipërinë teksa ka thënë se nuk e cilëson komunikimin e Ramës me ish-zyrtarin si diçka të jashtëzakonshme.

Nga ana tjetër ish-deputeti demokrat Genc Pollo ka krahasuar këtë rast me atë të ish-ministrit Tahiri, i cili sot vuan dënimin për shpërdorim detyre, teksa tha se edhe në atë ngjarje mazhoranca mbrohej me argumentin se nëse do kishte diçka, do vepronte drejtësia e huaj, e cila ndërkohë nuk ka juridiksion.

Hila megjithatë është kundërpërgjigjur se Rama nuk është i implikuar në këtë rast, ndërsa tha se e gjithë çështja mund të jetë ngritur mbi baza banale, ku mori si shembull se paratë që iu dhanë McGonigal nga Agron Neza mund të kenë qenë për një histori personale mes tyre.

Pjesë nga biseda:

Hila: Nuk më duket gjë e jashtëzakonshme komunikimi i McGonigal me Ramën.

Pollo: Para 4 vitesh kur në Itali bëhej gjyqi ndaj Habilajve dhe dilte emri i Tahirit mbrojtja e mazhorancës ishte se po të ksihte gjë Italia do ngrinte akuzë ndaj tij, ndërkohë që nuk ishte fare juridikisioni i tyre. Unë nuk e di nëse do ngrihen akuza ndaj Ramës është se është korruptuar një zyrtar i lartë për të konsoliduar pushtetin në vend. Synimi i tij për të ngritur probleme për Lulzim Bashën dhe të ngrihej një akuzë për ta mbyllur më pas dallohet nga përpjekja për të nënshtruar opozitën. Duhet të gjendeshin njerëzit për të joshur një zyrtar amerikan për t’u përdorur për puset e naftës dhe opozitën shqiptare.

Hila: Këtu nuk implikohet Edi Rama.

Pollo: Nëse është dhënë pusi i naftës në mënyrë arbitrare është krim. Këtu ke një person të afërt, Rama e quan këshilltar pa pagesë, që ofrojnë informacione për opozitën. Është një përpjekje ku FBI bën presion te Muzin për të gjetur gjëra për Bashën.

Hila: Ata që i kanë çuar paratë kanë qenë rusë.

Pollo: Janë 500 mijë dollarë para ruse. Nuk besoj se Putini është aq budalla sa t’i japë para Bashës në  këtë mënyrë. Megjithatë kanalet ku u përdorën ishin të kompromentuara dhe amerikanëve iu dukën si para ruse.

Hila: Nëse kryeministri e ka pasur këtë informacion dhe e ka dhënë më duket korrekte.

Pollo: Ai nuk ia ka dhënë SHBA-së, ai korruptoi zyrtarin e FBI-së.

Hila: Neza mund t’i ketë dhënë paratë McGonigal për punët e veta, mund të ketë qenë kaq banale. Më duket se po përpiqemi ta qepim pak me zor për të nxjerrë Ramën.

Kam dëgjuar katër veta që po i citoj. Robert Papa, Demaliaj, Ruci, Dervishi që thonë që Edi Rama nuk ka punë në këtë hetim. Dy prej tyre janë jurist në SHBA dhe thonë që Rama nuk ka punë në këtë çështje. Ne nuk e njohim komplet akuzën. Më duket e nxituar. Për momentin të ecim me këmbë plumbi pasi nuk na leverdisë që Shqipëria të përfshihet në një aferë. Rama përmendet për takimet dhe për informacionet e Muzin, një rusi. Lobimi që ka bërë PD nuk më ka interesuar se ku janë gjetur paratë. I ka marrë paratë që McGonigal që të ndërhyjë te kryeministri për të ndalur një tender, nuk dihet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: