LEZHE- Policia e Lezhës ka ngritur pika kontrolli në gjithë zonën, me qëllim kapjen e autorëve që qëlluan me breshëri armësh në drejtim të banesës së shefit të Qarkullimit të Mirditës, Gjovalin Toma, 53 vjeç.

plagosje ne lezhe 1

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:43 në Ishull Shëngjin në Lezhë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet. Policia e Lezhës sqaron se “Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje”.
plagosje ne lezhe
Informacioni i policisë

Me datë 23.09.2017, rreth orës 01:43, është marrë njoftim se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj.T. 53 vjeç, banues Ishull Shëngjin në Lezhë, me detyrë shef i Seksionit të qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Mirditë.

 

plagosje ne lezhe 3

Për pasojë nuk ka pasur të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale. Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, që po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: