TIRANË

Zbardhen detaje të reja nga kapja e 11 kg heroinë në Durrës. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” duke iu referuar burimeve nga policia se droga dyshohet se kishte destinacion final Italinë.

Mësohet se mjeti tip “Opel” në të cilin u gjend droga dyshohet të jetë modifikuar në Kosovë ku i është krijuar një hapësirë e posaçme. Një pjesë e heroinës ishte futur tek kjo hapësirë dhe pjesa tjetër brenda gomës rezervë.

I arrestuari, shtetasi kosovar rezident në Zvicër, Agim Sylejmani kishte udhëtuar me këtë mjet nga Kosova drejt Durrësit ditën e djeshme.
Pas zbulimit të drogës nga policia kufitare u bë arrestimi në flagrance i tij. Sylejmani ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngarkesë dhe nuk ka dhënë sqarime për uniformat blu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: