DURRËS

Detaje të tjera mësohen për vrasjen që tronditi sot qytetin bregdetar të Durrësit.

Arbër Kota, autori i vrasjes me thikë të 34-vjeçarit, Idajet Dulla në zonën e Plepave, në Durrës është djali ish-Drejtorit të burgut të këtij qyteti, Astrit Kota.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “Balkanweb” se Arbër Koti, shofer i një fugoni është konfliktuar me viktimën Idajet Dulla, 34-vjeç, kur ky i fundit i cili ishte me makinën e tij personale, për çështjen e rrugës ku kalojnë automjetet.

Dulla u gjet pa shenja jete nga gruaja e tij. Viktima u transportua në morgun e spitalit të Durrësit.

Policia po punon për të zbardhur të plotë ngjarjen në qytetin bregdetar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb