VLORË – Fatjon Sinani, 40 vjeçari i ekzekutuar mbrëmjen e të martës në derën e shtëpisë së tij në Vlorë me tre plumba ishte nga Tropoja. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se prej 4 vitesh Sinani jetonte në qytetin bregdetar, bashkë me të shoqen. Banorët e zonës e përshkruajnë si një njeri të qetë.
Bashkëshortja e tij punonte si rrobaqepëse, ndërsa Sinani si punëtor krahu. Burime të policisë thanë për “BalkanWeb” se Sinani nuk kishte precedentë penalë. Dyshimet për ekzekutimin bien mbi ndonjë konflikt ose ngjarje të kaluar në Tropojë.
Makina që dyshohet se përdorën vrasësit e Fation Sinanaj u gjet e braktisur nga policia e Vlorës. Kur ende nuk dihet lidhja mes vrasjes dhe shpërthimit të mjetit, policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin.
Sipas policisë, “pranë vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerave” është gjetur i braktisur një automjet tip Benz 2500 me targë gjermane SNBB 220, ngjyrë gri, i cili mund të jetë përdorur nga autorët dhe që mund të ketë lidhje me ngjarjen e ndodhur”.
(BalkanWeb)
