Një automjet është gjetur i djegur në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të Frakullës së Madhe, vetëm pak minuta pasi ndodhi atentati në fshatin Panaja të Vlorës, ku janë shënuar dy viktima dhe një i plagosur.

Automjeti i gjetur në vendin e quajtur “Cerven” dyshohet të jetë ai i autorëve të ngjarjes së rëndë në Vlorë, ku makina tip “Ford” u qëllua nga dy qitës në një automjet që ecte paralel me ta.

Policia bën me dije se makina e përdorur në atentat dyshohet të jetë e vjedhur në Durrës. Mjeti ‘BMW’ është denoncuar si e vjedhur në Drejtorinë e Policisë së Durrësit rreth 1 vit më parë.

Mësohet se makina e djegur është në një prej daljeve të rrugës, ndërsa pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar forca të shumta police dhe zjarrfikësja.

BalkanWeb mëson se kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë lajmëruar policinë, ndërsa brenda mjetit të djegur është gjetur tre armë zjarri, kallashnikov.

Ndërkohë, bëhet me dije se autorët kanë ndjekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, dhe më pas i janë afruar paralel duke qëlluar me breshëri rreth 60 plumba. Pas plumbave të marra, makina e viktimave përfundoi në kanal.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb