Zbardhen detaje nga aksioni i antidrogës në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se pas hekurave kanë rënë 25 persona, ndërsa 10 janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë, janë sekuestruar mbi 3 kg kokainë. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë për ngjarjen. Mësohet hetimet kanë nisur në janar, ndërsa pjesë e këtij grupi ishte dhe Enea Sulejmani, që u kap me 1 kg kokainë pak javë më parë.

Grupi i Sulejmanit ndihmohej nga efektivi Ervis Shkurta, të cilët u arrestuan nga AMP.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb