Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën një 34-vjeçari në Thumanë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00.

Mësohet se Taulant Dika, ka tentuar të lëvizë makinerinë me të cilën punonte në një fasoneri farë pranë banesës së tij, një tranxhë që pret lëkurën që shërben për këpucët. Ndonëse pesha e kësaj pajisje i kalon 20 kuintal, këtë veprim vikatima ka tentuar ta bëjë i vetëm pa njoftuar asnjë prej kolegëve apo punëdhënësve.

Gjate tentativës për ta spostuar, tranxha ka dalë nga balanca duke u rrëzuar dhe zënë poshtë 34-vjeçarin, baba i dy fëmijëve të mitur. Fatkeqësisht goditja ka qenë fatale për të dhe i ka marrë jetën në vend dhe ose ndërhyrja e kolegëve dhe stafit të fasonerisë ka qenë e menjëhershme ka qenë e pamundur t’i shpëtohet jeta. Dika punonte i siguruar në një fasoneri me administrator Fred Kaleshën, 48 vjeç nga Kruja, i cili është arrestuar nga policia. Ndërkohë fasoneria është e mbyllur dhe varrimi i 34-vjeçarit është sot në orën 15:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb