Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me eksploziv i ndodhur në një objekt në ndërtim te “Rana e Hedhun”, në Shëngjin. Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se tritoli është vënë në kolonat e objektit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Siç raporton gazetari Ndreka, policia po heton në dy pista kryesore për zbardhjen e ngjarjes, atë të konfliktit të pronësisë dhe konkurrencës, që dyshohet se mund të kenë çuar në shpërthimin e objektit me lëndë plasëse.

Ndërkohë, mësohet se në po të njëjtin objekt, në pronësi të shtetasit Liman Gjoka, 56 vjeç, është vënë lëndë eksplozive edhe tri javë më parë, nga persona ende të paidentifikuar. Nga dëshmia e parë para policëve, biznesmeni Gjoka ka deklaruar se nuk ka probleme dhe konflikte me asnjë person.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb