DURRËS

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e dyfishtë që tronditi Durrësin, ku u ekzekutuan me armë zjarri dy persona te tregu i makinave.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se viktimat janë vëllezër, ndërsa persona të paidentifikuar iu kanë bërë pritë, duke i ekzekutuar me armë brenda makinës së tyre.

Ndërsa, gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se në vendngjarje janë gjetur dy lloje gëzhojash, që do të thotë se në krim janë përdorur dy armë të ndryshme. Siç raporton gazetarja Bezat, pista e parë hetimore e këtij krimi makabër është ajo e konflikteve për lëndë narkotike.

Ndërkohë, Policia e Shtetit dhe Forcat Speciale kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin, duke vënë në lëvizje edhe komisariatet e tjera. Ndërsa në vendngjarje ka shkuar edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb