Babai i Ilaria Sulës, Flamur Sula, ka rrëfyer takimin me vrasësin e së bijës pas ditë pasi ai i kishte marrë jetën të resë. Ishte ditë e dielë kur ata u takuan në komisariat, ndërkohë që ende nuk dihej fati i vajzës.

Ai ka kërkuar që vrasësi të dënohet me burgim të përjetshëm dhe të vendoset drejtësi për vrasjen e së bijës.

“Nuk e di përse Ilaria shkoi në banesën e tij. Markun e kisha takuar 2 herë.
Të shtunën kur shkuam në kuesturë më erdhi drejt për drejt dhe tha kërkoj falje që u njohëm në atë situatë.

Iu përgjigja se nuk më interesonin faljet e tij sepse as e njihja as më njihte. E pyeta ku ishte Ilaria, më tha që kishin një muaj që ishin ndarë. Por se dinte që kishte vijuar një jetë të re në Napoli. E pyeta nëse kishin folur, më tha se kanë folur me sms. Nuk i besoja ato fjalë.

Më 25 ai ishte në banesën e Ilarias, por nuk e dimë arsyen e vajtjes së Ilarias në banesën e tij. Për motivin e vrasjes, ka thënë kisha xhelozi por nuk ka sqaruar pse isha xheloz.
Ilaria ishte vajzë e lirë, e re, nuk është se ishin martuar dhe po e tradhtonte, ishte ai që shkonte me vajza të tjera.

Që nga vrasja ai vijoi jetën e tij normalisht. Mbante telefonin e tij dhe të Ilarias. Është dëfryer me shoqërinë e tij.

Marku nuk më ka shikuar kurrë në sy. Nuk i dua faljen e tij sepse time bijë nuk e sjell më dot asgjë në jetë. Marku duhet të vuajë më shumë se çka vuajtur ime bijë. Duam drejtësi dhe aitë marrë një burgim të përjetshëm”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb