Presidenti Ilir Meta ka dekretuar së fundmi emrin e Eglantina Gjermenit në postin e ambasadores së Shqipërisë në OSBE, duke zëvendësuar kështu Igli Hasanin i cili la detyrën në fund të vitit të kaluar.

Me këtë rast ish ministrja e Integrimit gjatë kohës që Sali Berishës, Majlinda Bregu ka postuar një fotografi në faqen e saj në Facebook ku është përkrah Gjermenit, ish ministre e Cështjeve Sociale në kabinetin e Edi Ramës.

  • foto galeri

Njohja mes tyre ka qenë e hershme në Fakultetin e Shkencave Sociale përpara se ti futeshin politikës.
“Meqë këtu më përcollët me surpriza mua, tani prit surprizën e përcjelles sime TIna”, shkruan Bregu, çka shton dyshimet që fotografia mund të jetë e kohës kur ish ministrja e Integrimit mori detyrën si sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: