TIRANE-Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i ka dhuruar të mërkurën koleges së Urbanistikës, Eglantina Gjermeni, një buqetë lulesh maji. Pusulla me firmën e Beqajt shkruan pikërisht kështu: “Gëzuar lulet e Majit!” E gëzimi ka qenë i dukshëm. Ministrja e ka ndarë këtë dhuratë me të gjithë miqtë e saj virtualë në “Twitter”, duke shënuar se buqeta e kolegut ia zbukuroi ditën. “Faleminderit kolegut Ilir Beqaj për lulet e Majit. Ma bëre ditën më të bukur”, ka shkruar Gjermeni.

(a.n/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: