TIRANE- Është firmosur sot një marrëveshje bashkëpunimi mes Doganës shqiptare dhe Postës. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje synohet kryerja e pagesave përmes Postës Shqiptare.

Bëhet fjalë për kryerjen e pagesave për detyrimet doganore të akcizës dhe detyrime të tjera. Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Postës Shqiptare kanë rënë dakord për përshpejtimin e procedurave midis tyre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb