DEVOLL – Një grua e martuar sëbashku me të dashurin e saj janë arrestuar sot nga Policia e Korçës për presionin që ajo ka ushtruar mbi bashkëshortin edhe pas largimit nga shtëpia, në bashkëpunim.

26-vjeçarja Aleksandra Shëpi nga fshati Cangonj i Devollit kishte braktisur të shoqin për të bashkëjetuar me të dashurin e saj, 38-vjeçarin Kosta Ago nga fshati Bitincë, por, të dy bashkë kanë thurrur një plan për përfitim duke i vënë atij kushte.

Sipas Policisë së Qarkut Korçë, “nëpërmjet sms-ve në telefon, nga data 27 janar 2015 e në vazhdim, ata kanë kërcënuar bashkëshortin e Shëpit, shtetasin P.Shëpi në Bilisht, duke i kërkuar një shumë prej 1000 eurosh në këmbim të kthimit të Aleksandrës në banesë, prej të cilës ishte larguar me dëshirë, për të bashkëjetuar me shtetasin Kosta Ago.”

Kësisoj, pas arrestimit të të dyve, materialet tashmë i kaluan Prokurorisë për veprimet e mëtejshme.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb