Mbrëmë, m’u kujtua “LALI”.
Po flisja në telefon me një mikeshë të çmuar dhe e pyeta se si mund të ishte me shëndet. Natyrisht, për shumë nga ju, pyetja ime nuk do të kishte të njëjtin kuptim nëse s’do të keqkuptohej. Por kjo nuk më pengon të them atë që dua të them. – Erioni, si Tirana që sheh çdo pasdite, më tha shoqja, dhe është e çuditshme se s’i atmosfera i bashkoi njësoj.
Mua Tirana në fakt, nuk më ka pëlqyer kurrë. Veçanërisht ditën. Historitë e bulevardit të saj, po. Veçanërisht, natën. Dhe megjithëse e shëmtuar, ajo kishte mijëra tipe. Jo vetëm një, siç zakonisht ka bukuria. Por nuk ma priste mendja, se pas gjithë kësaj kryengritjeje shëmtie do të vinte një kohë me kaq bregore përmbysjeje. Gjithë natën, fjeta keq! Pak a shumë si ato që lexova duke kërkuar në internet, për raste të ngjashme si ky i lalit tonë. Dhe kishte. Në Francë, Sllovaki, Rumani edhe Turqi. Të gjithë kryetarët e këtyre shteteve,e kanë drejtuar komunën apo qytetin nga paraburgimi. Pak a shumë si ne tani! I vetmi kryetar ishte Ekrem İmamoğlu, në Stamboll, që shpresa dhe drita i’u fik në një kohë fare të shkurtër.
Sidoqoftë, pas gjumit tim të tmerrshëm si ajo e djemve më lart, u zgjova përsëri në shtratin e shtëpisë time dhe u ndjeva pak më mirë. Derisa pashë lajmin e ditës.
“Transferta e Erion Velisë në Fier/ Rrëmbim policor” dhe natyrisht deklarata të vazhdueshme pakënaqësie nga ky i fundit. Nisa të reflektoja. Befas e gjeta veten në Shqipërinë e viteve 1930-të.
Pikërisht, kur Rexhep Jella u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës. Një burrë i klasit të parë në vitet 30-të. I cili solli jo pak revolucion derisa fati do t’i merrte rrokullimën, nga regjimi komunist. Torturat e tij, ishin të çmendura, po aq sa realiteti i kësaj kohe. Lexova : “ Dy vjet burg “ishin pak” për një person kaq ndryshe nga ata që morën pushtetin. Të cilët me pasurinë familjare dhe shkollimin e tij e cilësuan si një farë hale në sy për regjimin komunist.
Në vitin 1947, u arrestua për herë të dytë, dhe pas disa muajsh, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Ka marrë pjesë në organizatën tradhtare të deputetëve” dhe e dënuan me 5 vjet burg. Konfiskim e pasurie dhe humbjen e të drejtave të barabarta me kohën e dënimit. “
Tani që jam para ekranit dhe po shoh lajmet, kam në mendje vetëm Erion Velinë. Mos vallë është ky Rexhepi i Ri, i Tiranës? Apo thjesht një histori montimi?

Për çdo rast, arrestimi i Erion Velisë, më 10 shkurt 2025, më la në mendje një pyetje që ende nuk më ndahet: çfarë mbetet nga një njeri i pushtetit, kur pushteti nuk mund t’ia hapë më derën? Akuzat janë të rënda dhe kërkojnë përgjigje. Por paraburgimi nuk është vendim fajësie. As vuajta nuk është dëshmi pafajësie. Nuk e di nëse historia e Rexhep Jallës na ndihmon ta kuptojmë këtë histori. Di vetëm se krahasimi më detyron të ndalem: përpara se t’i japim dikujt emrin e fajtorit apo të martirit, duhet të kemi durimin të kërkojmë të vërtetën.

Tronditja, për mua, ishte edhe është te mënyra se si e pritëm këtë paraburgim. Dhe në mes të gjithë zhurmës që nuk ndalet, përpiqem të dalloj kërkesën për drejtësi nga kënaqësia për të parë dikë të rrëzuar. A mundet që ky qytet, t’i kërkoj llogari kryetarit të vet pa ia festuar qelinë? Mund të mos ia falë shëmtinë, betonin, premtimet e pambajtura, dhe përsëri të kërkojë që ai të gjykohet drejt. Përndryshe, çfarë po presim prej kësaj historie? Të marrim vesh çfarë ka ndodhur me Tiranën tonë, apo vetëm të na thonë se kurbani u bë dhe tani mund të ulemi të qetë në tryezë?
Ë?

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb