Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, mes të tjerash u ndal edhe tek rruga Korçë-Ersekë e cila u shemb rreth një muaj më parë.

Ai deklaroi se cilësia e punimeve ishte shumë e dobët, duke shtuar se ky është standardi i rrugëve të ndërtuar nga Rilindja.

“Rruga Korçë-Ersekë kishte vetëm, dhe, kashtë edhe një cipë asfalt. Këto janë rrugët e Rilindjes”, tha ai.

Meta më parë u ndal edhe tek rritja e çmimit të produkteve ushqimore, kryesisht atyre bazë, ndërsa theksoi edhe dyfishimin e numrit të punonjësve në administrata, që ishte e kundërta e asaj që qeveria Rama kishte premtuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: