Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se 31 persona kanë marrë shërbim mjekësor gjatë ditës së djeshme në Spitalin Universitar të Traumës, pas protestave në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar, mes të lënduarve janë 21 efektivë policie, 5 protestues, 4 kalimtarë dhe një përfaqësuese e medias, e cila është shtruar në spital.
Aktualisht, në Spitalin Universitar të Traumës ndodhen edhe dy protestues, të cilët po kryejnë ekzaminime dhe konsulta mjekësore.
Ministria bën me dije se nga 13 tetori e deri më tani, numri i personave të shtruar në spital dhe që vijojnë të marrin mjekim ka arritur në 14. Mes tyre janë 5 efektivë policie, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe një përfaqësuese e medias.
Sipas njoftimit, gjendja shëndetësore e personave të shtruar paraqitet e mirë.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur për ndihmë mjekësore edhe 5 persona të tjerë gjatë ditës së djeshme, konkretisht 2 efektivë policie dhe 3 protestues.
