TIRANE-Komisioni i Disiplinës në Drejtorinë Arsimore në Shkodër propozon rikthimin në punë të mësueses, Suela Pirani, e cila akuzohet për ushtrim dhune ndaj një nxënësi.

Gjatë një mbledhje me përfaqësues të arsimit në Malësinë e Madhe, por dhe specialistë nga Tirana, Komisioni i Disiplinës ka kërkuar që ndaj mësueses të merret vetëm masa paralajmërim për largim nga puna, nëse konstatohen shkelje të mëtejshme.

Burime për News24 thonë se këtë kërkesë komisioni e ka bazuar në aftësitë e mësueses se matematikës, por dhe kërkesës nga këshilli i prindërve dhe vetë nxënësit, për rikthimin e saj në punë.

Ky propozim do t’i bëhet Ministrisë së Arsimit dhe do të jetë kjo e fundit, që do të vendosë për fatin e mësues. Suela Piranaj, shfaqej në një video të publikuar në rrjetet sociale, teksa godiste disa herë një nxënës të shkollës 9-vjeçare. Kjo ka çuar në pezullimin e saj përkohësisht, deri në vendimin përfundimtar që do të marrë Ministria e Arsimit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: