Strategjisti izraelit David Zaikin ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e zhvilluar në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama, duke komentuar përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit pranë Parlamentit.

Në postimin e tij, Zaikin e krahasoi situatën me ngjarjet e Maidanit në Ukrainë në vitin 2014, duke theksuar se përdorimi i forcës ndaj protestuesve nuk solli stabilitet për qeverinë e atëhershme ukrainase.

“Më kujtohet Maidan në vitin 2014 në Ukrainë. Forca kundër protestuesve nuk ia riktheu kontrollin Yanukovych-it. Ajo shënoi fillimin e fundit të tij. Udhëheqja e Tiranës duhet ta studiojë me kujdes këtë sekuencë”, shkroi Zaikin në platformën X.

Reagimi i strategjistit izraelit vjen pas protestës në kryeqytet, ku u regjistruan tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë pranë godinës së Parlamentit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb