Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, deklaroi në një intervistë për News24 se kryeministri Edi Rama është delegjitimuar politikisht, ndërsa paralajmëroi se zemërimi qytetar dhe protestat kundër qeverisë mund të rikthehen me intensitet më të lartë.

Sipas Alizotit, pauza në protesta nuk nënkupton shuarjen e revoltës, pasi pakënaqësia e qytetarëve vijon të jetë e pranishme. Ai u shpreh se kryeministri duhet të kishte krijuar hapësirë për dialog, në vend që të përballej me protestuesit.

Gjatë intervistës, ai theksoi se protestat mund të bëhen edhe më të forta, duke argumentuar se pakënaqësia lidhet me mënyrën e qeverisjes, gjendjen ekonomike dhe problematikat në shëndetësi e arsim.

Alizoti kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, qeveria është përballur me protestuesit, duke pretenduar se dhuna dhe mungesa e dialogut mund të shtojnë reagimin qytetar.

“Do të ketë protesta akoma më të forta. Nuk ndalet më…Më shumë se dy vjet protestuan studentët në Shqipëri dhe ja ku janë. Kush deligjitimohet, kur nuk të dëgjon më njeri , kur do më njeri të flasë më me ty dhe ja ku jemi. Ai ka ushtruar dhunë, pro dhuna prodhon dhunë dhe njerëzit do të jenë më prezent. Kjo është e pandalshme. Për atë do të ishte më mirë të jepte hapësira. Por përplasja dhe emërtimi i studentëve dhe protestuesve që nuk janë milionerë si kryeministri dhe jetojnë në vështirësi do reagojnë fort. Rama po të kishte qeverisur mirë, të kishte ndërtuar ekonomi të mirë, shëndetësi të mirë apo arsim të mirë, nuk do të kishte njerëz në rrugë. Por zoti Rama merr vesh vetëm nga krimi, skema…Këtij vendi i ka vjedhur kaq shumë me njerëzit e tij, me aleatët e tij, me ministrat e tij”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: