Kryebashkiakja e Uashingtonit D.C, Muriel E. Bowser natën e të mërkurës ka firmosur zgjatjen e gjendjes së emergjencës me 15 ditë pas dhunës në godinën Capitol ku ndodhet Kongresi Amerikan.

Ky vendim i ri është një tentativë për të frenuar trazirat, duke mbyllur bizneset në një orë më të herët, duke mbajtur qytetarët në banesa në rast se ka shtetrrethim si dhe duke u investuar më shumë në sigurinë publike.

Bowser paralajmëroi se ekstremistët që mbështesin Trump-in mund të vijojnë me trazirat, prandaj tashmë gjendja e jashtëzakonshme do të vijojë deri më 21 janar, dhe skadon një ditë pas betimit të Presidentit të ri të SHBA Joe Biden nëse certifikohet në kohë nga Kongresi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb