KORÇA

Një 30-vjeçare është goditur me sende të forta në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Tudas dhe ditën e djeshme ka qenë vetë e plagosura që ka bërë denoncimin në komisariatin e Korçës.

Ajo pretendon se e ka dhunuar fqinji i saj 60-vjeçar me inicialet F.K, teksa ka dorëzuar edhe një video në komisariat si dhe ka dhënë dëshminë.

Prokuroria e Korçës është vendosur në lëvizje për të hetuar rastin ndërkohë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb