Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi anëtarin e dhunuar të LGBTIQ+ nga disa të rinj në Tiranë.

Sipas njoftimit, kallëzimi është bërë nga vetë 21-vjeçari E.M. që deklaron se në rrugën ‘’Vëllezërit Manastirli’’ është goditur nga disa persona.

Policia e ka pajisur të riun me vendim mjeko-ligjor dhe po punon për të kapur autorët.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Me datë 16.06.2021, shtetasi me iniciale E. M., 21 vjeç, kallëzon se në rrugën “Vëllëzërit Manastirli” e kanë goditur disa persona ende të paidentifikuar.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas marrjes së kallëzimit e kanë pajisur të dëmtuarin me vendimin mjeko-ligjor dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb