KORCE- Kisha e Shën Sotirit në qytetin e Korçës është dhunuar gjatë natës së kaluar nga persona ende të paidentifikuar. Përpos dëmtimeve të konsiderueshme, dhunuesit kanë tentuar të grabitin Kishën e Shën Sotirit. Dhunimi i kishës ka ndodhur vetëm pak ditë para Krishtlindjeve.

Kjo është herë e dytë që dhunohet një objekt kulti ortodoks në qytetin e Korçës.

Sapo është konstatuar rasti, është njoftuar policia e Korçës, e cila po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij akti të rëndë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb