Mbrëmja e kaluar ka sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave në qarkun Dibër. Termometri ka zbritur disa grade nën zero, duke sjellë ngrica.

Në aksin nacional Bulqizë-Peshkopi ka prani të akullit si pasojë e temperaturave të ulta si dhe mjegull të dendur. Kjo ka bërë që të vështirësohet lëvizja e automjeteve në këtë segment rrugor për shkak të pranisë së akullit dhe mjegullës.

Po ashtu mësohet se prani të ngricave ka edhe në fshatrat e Dibrës, në zonën e Kalasë së Dodës, Sllovës etj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: