Tri ditë pas arrestimit, Gjykata e Tiranës ka lënë prapa hekurave edukatoren Majlinda Dehima. Ajo akuzohet se dhunoi barbarisht një vajzë 3-vjeçare në kopshtin “Stinët” në Tiranë. Si pasojë e dhunës, vajza pësoi thyerje të këmbës.  Ajo ka shprehur pendesë për ngjarjen dhe u ka kërkuar ndjesë familjarëve.

Përmes avokatit, Dehima ka kërkuar masë më të butë sigurie. Dehima ka pretenduar se nuk e ka lënduar të vajzën e mitur. “Nuk e kam prekur me dorë. Kërkoj ndjesë për cfarë ka ndodhur, por nuk e kam kuptuar që mitura e ka thyer këmbën”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb