Dhunuan fizikisht dhe plagosën me armë zjarri, të riun Aleks Laska identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:30. Mësohet se i riu ka përfunduar në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, i plagosur me armë zjarri, në këmbë. Si rezultat i punës hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve: Leandro Frroku, 29 vjeç, Xhuljano Frroku, 26 vjeç dhe Agustin Shahini (Mehmeti), 27 vjeç, të tre banues në Lezhë.

Këta të rinj dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një bilardoje, në Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin A. L., si dhe e kanë plagosur atë me armë zjarri, në këmbë. Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: