Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka reaguar, pas vdekjes në një minierë në Dibër të një inxhinieri dhe dy punëtorëve.

Çupi thekson se punët në minierë janë të rrezikshme, kurse shton se duhet t’ju themi STOP vdekjeve të paralajmëruara në këto vende.

Postimi i ish-deputetes së PD-së Dhurata Çupi:

Minierat si vende pune tragjike.

Humbja e jetës së 3 personave, inxhinierit  Ismail Hoxha, dhe dy minatorëve Rexhep Rushiti dhe Fatos Çesku, duhet të jetë këmbanë alarmi për institucionet që kryejnë kontrolle për sigurinë në punë. Gjej rastin të përcjell ngushëllime të sinqerta për familjarët që humbën të afërmit e tyre në thellësi të tokës.

Por është koha për ti thënë STOP vdekjeve të paralajmëruara në këto vende.

Shqiptarë të varfër vënë në rrezik jetën e tyre për të ushqyer familjet.

Kjo është e dhimbshme, asgjë tjetër më shumë nuk vlen sa jeta e njeriut.

Organet  e drejtësisë duhet të kryejnë hetim te plotë për këtë ngjarje të rëndë dhe  Institucionet të veprojnë e të mos mbyllin sytë.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb