Transferimi i dy mesfushorëve, Bastian Schweinsteiger dhe Morgan Schneiderlin, ka bërë që Manchester United të mendoj largimin e disa lojtarëve.
E njëri nga ta pritet të jetë anësori Angel Di Maria, i cili është edhe prioriteti i trajnerit të PSG, Laurent Blanc.
Sheikët e PSG-së po përgatisin 60 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e argjentinasit, i cili nuk tregoi një sezon të mirë me ‘Djajtë e Kuq’.
(ed.me/BalkanWeb)