Në Portugali, mediat i kanë bërë jehonë këtë të enjte dy “veteranëve”, Angel Di Maria dhe C.Ronaldo. Di Maria duket i rilindur te Benfika ku në 21 ndeshje këtë sezon ka shënuar 9 gola: “Superstar”, shkruan A Bola në faqen e parë.

E besoni apo jo, por golashënuesi më i mirë i këtij viti nuk është as Haaland, as Harry Kane e as Mbappe, por C.Ronaldo.

A Bola
A Bola

Pavarësisht moshës, CR7 vijon të shënojë në mënyrë të rregullt teksa mbylli këtë vit me 53 gola të shënuar në të gjithë turnet, duke qenë në këtë mënyrë golashënuesi më i mirë në botë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb