KOSOVË

Mirsolav Lajçak, ish- kreu i OSBE për vitin 2019 është zgjedhur nga BE si i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë- Serbi.

Lajçak ka shërbyer si ministër i jashtëm i Sllovakisë , vend që nuk njeh ende pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë emërimi i tij në këtë detyrë do të thotë që ai do të ‘dublojë’ dhe në të njëjtën mënyrë dhe mund të bashkëpunojë me të dërguarin tjetër Richard Grenell i cili është i dërguar nga SHBA.

Lajçak u pasua nga Edi Rama në postin e kryetarit të Kryesisë së OSBE ndërkohë në Kosovë veç Albin Kurtit faktorët e tjerë janë më shumë optimistë për SHBA-në që do zgjidhë marrëveshjen se sa BE, pasi prej kësaj të fundit ka kritika sa i përket liberalizimit të vizave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb