Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar dialogun Kosovë-Serbi duke e kritikuar në stadin që po zhvillohet.

Thaçi ka theksuar se në mënyrën që po zhvillohet dialogu është i dështuar. Madje ai thotë se dialogu do ketë kuptim vetëm në rast se hidhet në tryezë njohja reciproke.

Po ashtu ai shton se në rast se kjo nuk ndodh, atëhere dialogu s’ka më kuptim dhe favorizohet Serbia.

“E kam theksuar edhe më herët, ky dialog ka vetëm një kuptim, nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë, përndryshe është krejt i pakuptimtë, krejt i panevojshëm dhe është i dështuar dhe në favor të Serbisë, si i tillë si po zhvillohet”, deklaroi Thaçi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb