Dialogu Kosovë-Serbi për reciprocitetin e targave dhe uljen e tensioneve pritet të vijojë sot në Bruksel. Dje duket se nga ‘çatia’ e zyrave ku po mbaheshin takimet tre palëshe doli ‘tym i bardhë’ me zv.kryeministrin Besnik Bislimi që foli për arritjen e një dakordësie apo marrëveshje.

Nga ana tjetër pala serbe e ka mohuar kategorikisht që të jetë arritur një marrëveshje për zgjidhjen e krizës në Veri të Kosovës.

Por çfarë deklaruan dje kryenegociatorët?

Zv.kryeministri Besnik Bislimi pas takimeve të gjata dje në Bruksel tha se u arrit një marrëveshje në parim, por vulën e fundit e kishte Serbia. Ai theksoi se nga e shtuna do të hiqeshin barrierat që bllokonin rrugët, të njiheshin tabelat e të gjitha vendeve, ndërkohë që pala serbe nuk bie dakord vetëm tek veturat që kanë targat KM.

Nga ana tjetër Petar Petkovic nuk jep asnjë detaj, por vetëm mohoi të ishte arritur një marrëveshje. Pritet të shihet sot se çfarë do të ndodhë në Bruksel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb