KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se në bisedimet në Bruksel ka premtuar se do të merren masa në mënyrë që të zgjidhet problemi i migrimit të kosovarëve.
Mustafa i ka thënë agjencisë Beta se për këtë ka biseduar edhe me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç, pasi njerëzit nga Kosova përmes Serbisë po shkojnë në BE.
“Ne bisedimet edhe me Hungarinë edhe me Gjermaninë jemi marrë vesh që të ndërmerren masa të caktuara që njerëzit mos kalojnë përmes Serbisë. Ne tani jemi në gjendje që të pranojmë kthimin e atyre njerëzve që tashmë kanë shkuar. Nuk është e lehtë, sepse bëhet fjalë për një numër të madh të qytetarëve të Kosovës që kanë shkuar”, ka thënë Mustafa.
Kryeministri kosovar ka thënë se me ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës po ndërmerren masa që të mos lejohet largimi i qytetarëve të Kosovës “pas asnjë arsye”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb