Diego Kosta është sërish në telashe. Prokuroria spanjolle ka kërkuar gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej gjysmë miliono eurosh për sulmuesin e Atletiko Madridit, i akuzuar se ka kryer një mashtrim fiskal në vitin 2014.

Lajmin e raporton “Cadena Ser”, që informon se procesi do të zhvillohet të enjten e ardhshme në Audiencia Provincial. Lojtari brazlian, i natyralizuar spanjoll, ka shmangur të paktën 1 milionë euro detyrime ndaj shtetit, duke mos paguar taksat.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb