Është djegur pema e Krishtlindjeve para ndërtesës së medias FOX News në New York. Mësohet se pema është djegur nga një 49-vjeçar, i cili është arrestuar nga policia.

Momentet kur një person i vuri zjarrin pemës së Krishtlindjes të gjatë 15 metra janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale.
Departamenti i policisë njujorkeze njoftoi burri që dogji pemën e Krishtlindjes u arrestua dhe po merret në pyetje teksa kanë nisur edhe hetimet.

Ende nuk është dhënë asnjë shpjegim për shkakun e zjarrvënies.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb