Një e moshuar ka humbur jetën në Devoll si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu banesën e saj. Viktima është identifikuar si Nezaqet Gjeza, 89 vjeçe e cila jetonte vetëm në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 5:00 kur fqinjët kanë dëgjuar zhurmat dhe kanë parë flakët që dilnin nga shtëpia e të moshuarës dhe kanë njoftuar policinë.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa nga zjarri i fuqishëm është shembur dhe çatia. Zjarrfikësit kanë punuar për 2 orë deri në shuarjen e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb