Kryeministri Edi Rama ka theksuar transformimin e sektorit energjetik në vend, duke e krahasuar situatën aktuale me të kaluarën, që sipas tij karakterizohej nga keqmenaxhim dhe padrejtësi.

Rama u shpreh se dikur energjia elektrike ishte thjesht një sfidë furnizimi, ku një pjesë e popullsisë paguante për pjesën tjetër, ndërsa sistemi ishte në prag kolapsi financiar.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu objektivin strategjik për të transformuar vendin nga një ekonomi që mbështetet kryesisht te burimet hidrike, në një eksportues të energjisë së rinovueshme.

“Dikur një moment në jetën tonë kur energjia ishte vetëm çështje furnizimi për të mbajtur ndezur sa më gjatë të ishte e mundur dritat, jetonim në një vend që gjysma e popullsisë paguante për gjysmën tjetër. Pasuria nga sistemi ynë ishte i keqmenaxhuar. Kompania e administrimit ishte në prag falimenti. Sot historia është ndryshe, energjia përcakton sigurinë, fuqinë ekonomike dhe ambicien për vendin që zëmë në Europë dhe rajon. Sot nuk ka më padrejtësi, të gjithë paguajnë për sa harxhojnë.

Investojmë që nga një vend që varemi tërësisht nga energjia hidrike, brenda mandatit të kalojmë në një vend eksportues energjie të ripërtëritshme.

Vlora do të kthehet në një pikë kritike për energjinë në Europën juglindore”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb