Një shqiptar emigrant në Gjermani është përlotur gjatë protestës së 76-të kundër Ramës, teksa marshonte në Bulevardin “Zogu I” në Tiranë.
Ai tha se kishte ardhur për të kërkuar ndryshimin e sistemit dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve, duke e lidhur largimin e tij nga Shqipëria me mungesën e kushteve dhe mundësive për të jetuar në vend.
“Duam sistem të mirë, të drejtat e popullit shqiptar duhet të jenë si gjithë Europa. Atje e ka vendin. Këtu ka korrupsion! Ç’a nuk ka, të gjitha i ka. Arsyeja që u larguam nga Shqipëria ishte se nuk kishim kushte, nuk i krijonim dot në Shqipëri”, u shpreh ai.
Në momentet kur fliste për familjen e tij, emigranti nuk i përmbajti dot lotët, duke treguar se dy fëmijët i ka lënë në Dyseldorf të Gjermanisë.
“I kam lënë në Dyseldorf dy fëmijët e mi”, tha ai mes lotësh.
