Presidenti i SHBA, Donald Trump, pas një telefonate me Infantinon, bëri të mundur heqjen e pezullimit për sulmuesin e kombëtares Balogun.

Tërësisht jashtë rregullores dhe duke krijuar një precendent të rrallë, të padëgjuar më parë, Balogun u aktivizua në humbjen ndaj Belgjikës. Të shumta kanë qënë ironitë dhe reagimet, ku spikasin ato të komentatorëve.

Komentatori turk:

“Nëse nuk ka ndonjë ndryshim rregullash në minutën e fundit, SHBA-ja tashmë i ka dhënë lamtumirën Kupës së Botës”.

Komentatori holandez:

“Sot nuk do të jetë Amerika që fiton. Vetëm një mrekulli mund t’i shpëtonte, dikush me një shkop magjik… ose ndoshta dikush nga Shtëpia e Bardhë. Ky duket opsioni më i mundshëm”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb