Maturantët e Albanian College Tirana finalizuan vitet e tyre të studimit me një ceremoni diplomimi madhështore në ambientet e jashtme të kolegjit. Të pranishëm ishin stafi i Albanian College Tirana, prindër, të afërm dhe miq të shumtë.

Në fjalën e mbajtur në ceremoni, drejtori i Albanian College Tirana Christopher Share u shpreh se ky është një moment historik i këtyre të rinjve, në vitet e tyre të punës së palodhur, të zhvillimit të tyre personal dhe këmbënguljes drejt rrugës së dijes.

“Albania College Tirana është një shkollë ndërkombëtare për të përmirësuar jetën dhe mundësinë e individëve me fat për të hyrë në shkollën tonë dhe ju largoheni nga këtu me mundësinë për të treguar se sa ka ecur Shqipëria. Do të jeni pjesë e historisë moderne shqiptare, të të rinjve të sigurt dhe të dhembshur që kanë lulëzuar këtu. Ne kemi mësuar se diplomimi nuk është një destinacion përfundimtar, por një hap në rrugën drejt suksesit. Diplomohuni me krenari nga Albanian College Tirana, me urimet tona më të thella, që e ardhmja juaj të jetë e ndriçuar”.

Elodi Cami, nxënësja me përformancën më të mirë akademike në Albanian College Tirana shprehu mirënjohjen ndaj stafit të këtij kolegji për përkushtimin e tyre ndër vite dhe ndaj familjes së saj për mbështetjen.

“Ky moment nënkupton jo vetëm fundin e viteve të shkollës tonë të mesme, por fillimin e një kapitulli të ri në jetën tonë. Më e rëndësishmja për kolegët e mi të diplomuar është se ne ia dolëm, ne kemi përfituar shumë nga kjo përvojë, jemi bërë njerëz më të mirë, më të sjellshëm dhe jemi gati për të përballuar sfidat që na presin në të ardhmen”.

Në ceremoni nuk munguan video-mesazhet përshëndetëse të nxënësve për mësuesit e këtij kolegji. Ceremonia kulmoi me marrjen e diplomave dhe ritualin e hedhjes së kapeleve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb