Në një atmosferë festive dhe patriotike, flamuri kombëtar është ngritur në lartësitë e Saselishtit nga një qytetar pogradecar, në prani të banorëve të zones, por jo vetëm, të cilët iu bashkuan këtij momenti simbolik.

Nën tingujt e këngëve patriotike dhe mes duartrokitjeve, ky akt u kthye në një shprehje krenarie dhe dashurie për flamurin dhe vendin.

Saselish­ti, me bukuritë natyrore dhe pozicionin e tij panoramik, shihet si një zonë me potencial të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në të ardhmen, duke e kthyer këtë lartësi jo vetëm në një pikë simbolike, por edhe në një destinacion që do të zbulohet nga shumë turistë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: