Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas 5 viktima.

Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në hapësirën ajrore janë gjetur të vdekur, njoftoi Ministria e Jashtme e Estonisë.

Sipas të dhënave të FlightRadar24, të dy helikopterët ishin ngritur njëkohësisht nga kryeqyteti estonez, Talin, por destinacioni i tyre përfundimtar nuk është i qartë.

Ndërkohë rrënojat e të dy avionëve janë gjetur pranë aeroportit të Eurës.

Një banor vendas i tha agjencisë finlandeze të lajmeve Iltalehti se pa dy helikopterët duke fluturuar afër njëri-tjetrit.

Papritmas, njëri nga të dy bëri një lëvizje të mprehtë për t’u shmangur, përpara se të përplasej më në fund me tjetrin.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb