Zbardhen emrat e 9 të arrestuarve në kuadër të operacionit të SPAK në bashkëpunim me Policinë e Finlandës e cila rezultoi me çmontimin e një grupi kriminal të fuqishëm, që trafikonte lëndë sintetike amfetaminë, drogë të llojit kanabis si dhe kokainë në Finlandë.

Gazetarja e News24, Klodiana Lala raporton se emrat që SPAK ka publikuar me iniciale janë:

Dorjan Luzaj, Geraldo Seferaj, Elton Myftari, Elton Tavani, Erind Teneqexhiu alias Agalliu, Kela Qevani, Ledion Hoxha, Besnik Sparta dhe Altin Musta.

Specifikë e këtij grupi ishte se trafiku drejtohej nga Shqipëria, ndërsa lënda narkotike mbërrinte në vendin nordik nga Spanja dhe Holanda.

Sipas SPAK, 11 anëtarë të grupit ishin shqiptarë. Ata drejtonin rrjetin e trafikut të drogës nga Shqipëria dhe vepronin nga qytete si Tiranë, Vlorë, Berat apo dhe Kuçovë.

Të akuzuarit komunikonin me pjesën tjetër të grupit përmes aplikacioneve Signal dhe Telegram.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb