Trajneri i Manchester United, Ten Hag ka analizuar humbjen 7-0 me Liverpool.

“Mendoj se luajtëm një pjesë të parë të mirë. Një gabim në organizim pak para fundit të pjesës së pare në kushtoi shumë. Në pjesën e dytë thjesht nuk ishim ne. Nuk ishin standardet tona dhe nuk luajtëm si skuadër. Ishte sjellje joprofesionale. Po, jam i zemëruar.”

“Jam i befasuar sepse kam parë javët dhe muajt e fundit se ky ekip është elastik dhe ka një qëndrim fitues. Nuk i qëndruam planit dhe nuk e bëmë punët tona.

Kemi treguar se mund të rikthemi kur kemi humbur ndaj Manchester City. Kjo është pa dyshim e papranueshme. Jam shumë i zhgënjyer dhe i zemëruar për këtë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb